“Pantera e zezë” mbush 50 vjeç

Nga A2 CNN
23 Maj 2020, 17:28 | Fotolajme

Supermodelja Naomi Campbell ka festuar të premten 50 vite jetë. E lindur në 22 maj 1970, modelja britanike bëri karrierë edhe si aktore dhe grua në biznes. Ajo u ngjit në pasarelë për herë të parë kur ishte vetëm 15 vjeç, duke u bërë shpejt një prej më të kërkuarave në vitet 1980 1990, e duke u bërë vetëm 1 nga 6 kolege, të shpallura supermodele nga industria e modës dhe mediat ndërkombëtare.

Në fotogalerinë e mësipërme gjeni jetën e saj në foto, nga fëmijëria, me disa poza të publikuara nga vetë “Pantera e Zezë” në rrjetet sociale, e deri te ditët kur “pushtonte” pasarelat botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos