
Një aktiviste në Tajlandë është dënuar me dy vjet burg, pasi një gjykatë e akuzoi se ajo fyente monarkinë duke u veshur si mbretëresha tajlandeze.
25-vjeçarja Jatuporn New Saeoueng, veshi një fustan rozë në një protestë politike në Bangkok në vitin 2020, ku ecte në tapetin e kuq së bashku me një shoqëruese që mbante një ombrellë mbi kokë.
Gruaja e mbretit, mbretëresha Suthida, shpesh vesh modele zyrtare mëndafshi për ngjarje publike. Mbretërit tajlandezë gjithashtu shpesh kanë shoqërues që rrinë pranë tyre me çadra dielli në ceremoni dhe ngjarje të tjera.
Ajo mohoi akuzën për fyerje mbretërore, duke thënë se kishte veshur një fustan tradicional. Por Tajlanda ka ligje jashtëzakonisht të rrepta që ndalojnë në mënyrë efektive kritikat ndaj mbretit dhe anëtarëve të tjerë mbretërorë.
Që kur Mbreti Maha Vajiralongkorn u ngjit në fron në vitin 2019, grupet e të drejtave thonë se autoritetet kanë ushtruar gjithnjë e më shumë ligje "lèse-majesté" për të shuar një lëvizje proteste që kishte kërkuar reformën e monarkisë së fuqishme.
Që nga nëntori i vitit 2020, të paktën 210 protestues janë akuzuar për vepra penale të "lèse-majesté", pas një periudhe trevjeçare ku ligji nuk u zbatua fare, thonë grupet ligjore tajlandeze. Grupet e të drejtave të njeriut kritikuan ashpër vendimin e gjykatës të hënën. Jaturpon u dënua me tre vjet, por dënimi i saj u reduktua menjëherë në dy vjet. (A2 Televizion)