Paralajmërimi i Murrizit: Tahiri mund të nxjerrë regjistrime pas vendimit

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 14:17 | Politikë
Paralajmërimi i Murrizit: Tahiri mund të nxjerrë regjistrime pas

Ndryshimet e Kodit Penal për privatësinë do t’i hyjnë në punë mazhorancës, sipas nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi.

Sipas tij, Saimir Tahiri nëse dënohet, mund të publikojë videot kompromentuese të kolegëve.

“Mirë bëni që e miratoni këtë sepse në orën 16:00 do të jepet vendimi dhe mbase ka edhe ai (Tahiri) ndonjë regjistrim me ndonjë hotel nga jugu për ju. Nxitoni ta votoni dhe bëjeni të hyjë në fuqi që sot sepse do ju nxjerrë kasetat dhe nuk do të dini ku të shkoni”, tha Murrizi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos