Parandalon simptomat e rënda, Britania e Madhe nis testimin e ilaçit të ri ndaj Covid-19

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 13:11 | Bota
Parandalon simptomat e rënda, Britania e Madhe nis testimin e ilaçit

Mbretëria e Bashkuar ka nisur testimin në shkallë të gjerë të një trajtimi të ri anti-covid, me të cilin shpresohet se do të ndihmojë pacientët në parandalimin e simptomave të rënda.

Personi i parë që mori medikamentin ishte shtruar në spitalin “HullRoyal”. Në trajtim përfshihet një proteinë e quajtur “interferon beta” të cilën trupi i njeriut e prodhon kur merr një infeksione viral. Shpresa është që të nxisë sistemin imunitar, duke i bërë qelizat primare të jenë gati për të luftuar viruset.

Të dhënat e para sugjeruan se trajtimi ul shanset me 80% që një pacient me koronavirus i shtruar në spital të zhvillojë simptoma të rënda, apo të kërkojë intubim. Trajtimi është zhvilluar nga Spitali Universitar i Southampton dhe prodhuar nga kompania Synairgen.

“Ndihmon qelizat të ndërtojnë kundërpërgjigje imunitare dhe të luftojnë virusin. Prandaj pacienti do të ketë më pak dëmtime në mushkëri, më pak simptoma dhe rrezik të ulur të shtrimin në terapi intensive apo që të humbasë jetën.”, deklaron Tom Wilkinson, professor i Universitetit të Southamton. I gjithë trajtimi me ilaçin e ri kushton rreth 2 mijë paund.

E teksa ai testohet, një tjetër “epidemi” duket se po pushton spitalet britanike. Psikiatrët paralajmërojnë se personeli shëndetësor po përballet me probleme të shumta të shëndetetit mendor gjatë pandemisë koronavirus pasi ata janë të vetmit pranë pacientëve në momentet e fundit kur ndërrojnë jetë.

Doktoreshë Carolinë Walker thotë për BBC se ata detyrohen shpesh të marrin vendime tepër të vështira në qëndrat e përkujdesjes intenvise e kjo përkthehet në presion të jashtëzakonshëm për mjekët dhe infermjerët. Këtë traumë e rëndojnë më tepër edhe oraret e tejzgjatura në punë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos