Parashikimi i motit, 25 korrik 2021

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 09:33 | Aktualitet
Parashikimi i motit, 25 korrik 2021

Paraditja e të dielës vijon me mot të kthjellët në bregdet, por vranësira të lehta do të ketë në zonat e ulëta dhe ato malore. Pjesa e dytë e ditës sjell vranësira kalimtare në territor, më të shpeshta në zonat malore, duke rrezikuar nga shira afatshkurtër vetëm skajin verior.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë në të dy vlerat ditore, të cilat do të luhaten nga 16°C ne 38°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë, ndërsa në det të hapur parashikohet që dallgët të jenë mbi 4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos