Parashikimi i motit: 28 janar 2021

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 07:28 | Moti
Parashikimi i motit: 28 janar 2021

Vijon moti me diell, por shumë i ftohtë në të gjithë vendin. Një tjetër rënie me të paktën 2 gradë shënojnë temperaturat e mëngjesit, duke zbritur vlerën më të ulët në -8 gradë celsius në zonat malore verilindore, ndërsa mbeten pranë 0 gradëve temperaturat e mëngjesit edhe në zonat e ulëta.

Mesdita sjell rritje me 2-3 gradë në të gjithë territorin, duke ngjitur termometrin maksimal në 13 gradë në skajin jugor, por jo më lart se 6 gradë në zonat malore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos