Parashikimi i motit: 31 gusht 2021

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 07:47 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 31 gusht 2021

Moti mbetet i kthjellët me vranësira të lehta në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në vend, kryesisht në zonat malore, por nuk do të ketë reshje.

Mëngjesi mbetet i freskët me temperatura që variojnë nga 12 në 20°C, por mesdita sjell tjetër rritje të lehtë të temperaturave kur vlerat në termometrin maksimal do të luhaten nga 25°C në zonat malore deri 31°C në qytete si Tirana, Elbasani dhe Berati; mesdita në bregdet pritet të shënojë rreth 29°C.

Era do të  fryjë e lehtë në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa intervali kohor 12-16, sjell forcim të erës veriperëndimore duke aktivizuar dallgëzim 3 ballë në brigjet detare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos