Parku u mbyll për turistët, luanët pushtojnë rrugët

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 11:42 | Fotolajme

Koronavirusi nuk ka kursyer as Afrikën e Jugut, ku autoritetet kanë marrë masa të rrepta. Masave nuk i ka shpëtuar as parku Kruger, rezerva më e madhe e jetës së egër në Afrikë, i cili është mbyllur për turistët.

Në mungesë të njerëzve, kafshët e egra kanë marrë nën kontroll hapësirat e tyre. Në këtë rast, luanët kanë marrë një sy gjumë në një rrugë, e cila në kohë normale është e mbushur me makina të turistëve.

“Zakonisht këta luanë jetojnë në Kempiana, një zonë e parkut e cila nuk mund të vizitohet nga turistët”, është shprehur autori i fotove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos