
Partizani ka prezantuar një futbollist sllovak, që do të përforcojë repartin e mbrojtjes së ekipit të kuq.
Bëhet fjalë për Jozef Menish, që i bashkohet Partizanit pas eksperiencave në elitën e futbollit sllovak me skuadrat e Spartak Trnava, Ruzhomberok dhe së fundmi te Zlate Moravce.
Qendërmbrojtësi 27-vjeçar do të jetë pjesë e 16 herë kampionëve të Shqipërisë për dy sezonet e ardhshme. (A2 Televizion)