Ndeshja e parë e PSG, bota habitet nga ajo që ndodh mes Sergio Ramos dhe Messi

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 11:52 | Futboll

10 vite më parë do të ishte e pabesueshme të mendoje se një ditë, Leo Messi do të fitonte një penallti dhe do të lejonte që 11-metërshi të ekzekutohej nga Sergio Ramos.

Por, kjo gjë ndodhi dje, në ndeshjen e parë miqësore të PSG. Argjentinasit i shkaktuan faull brenda zonës dhe penalltinë e mori përsipër kundërshtari i tij më i ashpër në periudhën kur luanin në Spanjë, Sergio Ramos.

Pasi shënoi, ish-kapiteni i Real Madrid përshëndeti përzemërsisht ish-kapitenin e Barcelonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos