Pas 22 vitesh ndryshon ligji për punësimin

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 11:34 | Ekonomi
Pas 22 vitesh ndryshon ligji për punësimin

Pas 22 vitesh, qeveria ndryshon ligjin “Për nxitjen e punësimit”. Një draft i ri është dorëzuar në kuvend nga Ministria e Financave dhe që në thelb synon të nxisë arsimin profesional, njohur ndryshe si zanatet.

Një filozofi që qeveria Rama duket se do ta vërë në zbatim, pas protestave të studentëve. Pavarësisht diplomave, Shqipëria ka sot një nivel të lartë papunësie tek të rinjtë, që vlerësohet sipas INSTAT-it në 23.2%, ndërkohë që tregu i punës ka mungesa të forta të zanateve.

Nëpërmjet draftit të ri qeveria synon të mbështesë financiarisht institucionet shtetërore dhe biznesin që trajnon në kurse profesionale të rinjtë, duke iu garantuar atyre pagesë për pjesëmarrjen në kurs.

Gjithashtu, ndryshimet ligjore parashikojnë angazhimin në tregun e punës edhe të personave me aftësi të kufizuar, duke e bërë të detyrueshëm punësimin e një prej tyre për çdo biznes me 49 të punësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos