
Real Sociedad arriti që të fitojë një titull për herë të parë pas 34 vitesh. Në finalen kundër rivalëve historikë të Athletic Bilbaos, bardheblutë ngritën në qiell Kupën e Mbretit, pas një loje të bukur, por që u zgjidh vetëm me një 11-metërsh në pjesën e dytë.
Oyarzabal ishte ai që e shndërroi në gol këtë penallti, në minutën e 63-të, gol që mjaftoi për t’i dhënë fund thatësirës që zgjaste prej më shumë se 3 dekadash.
Nga ana tjetër, Bilbao do të ketë mundësi që në 17 prill të provojë sërish për të fituar Kupën e Mbretit, kësaj radhe kundër Barcelonës. Ndeshja e zhvilluar dje ishte në fakt finalja e Kupës së Mbretit e sezonit të kaluar. (A2 Televizion)