Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës

Nga Edi Ruçi
20 Tetor 2026, 18:14 | Aktualitet

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26”, Forcat Detare Shqiptare dhe ato Turke zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit.

Në këtë stërvitje morën pjesë anija shqiptare “Oriku” P-132 dhe grupi i bordingut, si dhe anijet turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep.

Stërvitja kishte si qëllim rritjen e gatishmërisë luftarake dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave detare, si dhe unifikimin e procedurave operacionale për zhvillimin e misioneve të përbashkëta.

Përmes këtyre stërvitjeve synohet forcimi i bashkëpunimit mes forcave aleate dhe rritja e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në kuadër të angazhimeve të NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos