Pas 55 vitesh martesë, koronavirusi ndan çiftin shqiptar që “mishëroi ëndrrën amerikane”

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 12:43 | Bota

Që prej 8 majit, një hapësirë e posaçme i është kushtuar viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ku të afërm të tyre dërgojnë një histori të shkurtër për personat që kanë humbur betejën me Covid-19.

Mes tyre është edhe një grua 72-vjeçare shqiptare, emigrante në Nju Jork, historinë e së cilës e ka rrëfyer në CNN e bija e saj.

Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u larguan nga Ballkani në vitet 1970 dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara, ku vajza e tyre, Liria, thotë se ata “mishëruan ëndrrën amerikane”. Çifti Gjidija pati 4 fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës. Më 1 prill 2020 fatkeqësisht Nagjija humbi jetën nga një arrest kardiak pasi ishte diagnostikuar me koronavirus.

“Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë”, tregon Liria. “Nuk kalonin kurrë asnjë ditë larg njëri-tjetrit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos