Pas largimit të Memellit, Ivan Gvozdenović prezantohet si trajneri i ri i Skënderbeut

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 09:49 | Futboll
Pas largimit të Memellit, Ivan Gvozdenović prezantohet si trajneri i ri i

Ivan Gvozdenoviç është zyrtarisht trajneri më i ri i Skënderbeut. Pas largimit të Migen Memellit, drejtuesit  bardhekuq nuk kanë pritur shumë dhe kanë prezantuar timonierin e ri të skuadrës. 44-vjeçari me origjinë nga Serbia ka qenë pjesë e “Ujqërve të Dëborës” në sezonet 2011-2014, kur luante si mbrojtës, ndërsa sot kërkon të japë kontributin e tij si trajner.

Në fjalët e tij të para, ai është shprehur i lumtur për këtë rikthim dhe kërkon të bëjë maksimumin me korçarët.

”Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndjerë ngrohtë sapo kam shkelur në stadium. Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme. E njoh grupin, kemi kualitete, por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi, por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore”, ishin fjalët e tij.

Synimi kryesor i Skënderbeut mbetet ngjitja në Superligë, ndonëse detyra do të jetë shumë e vështirë. Aktualisht, korçarët janë në vendin e shtatë me 13 pikë, 8 larg Flamurtarit kryesues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos