“Çfarë po bëni? Nxirrni celularin dhe bëni foto me Messin po deshët”, fjalimi viral i trajnerit të Arabisë Saudite

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 09:18 | Futboll
“Çfarë po bëni? Nxirrni celularin dhe bëni foto me

Arabia Saudite habiti botën duke mposhtur Argjentinën, madje me përmbysje. Orët e fundit është bërë viral fjalimi i trajnerit të saj, Herve Renard, i cili në pushimin e ndeshjes motivoi futbollistët e tij.

“Çfarë jemi duke bërë? Ky është presioni jonë? Presion është të shkosh përpara. Messi merr topin në mesfushë dhe ju rrini e shikoni. Ka ngelur të nxirrni celularin dhe të bëni foto me të. Të gjithë duhet të bëjmë presion”, thotë trajneri francez me tone shumë të larta.

Më tej, Renard vijoi: “Nuk keni ndjenja? Nuk besoni se mund ta përmbysim këtë ndeshje? Nuk e ndjeni fare? Forca, ky është Botërori. Duhet të japim maksimumin”.

Pasi u futën në fushë, arabët shënuan 2 gola brenda 8 minutash dhe fituan ndeshjen kundër Messit me shokë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=I4w-jB3mVuI

A2 CNN Livestream

Latest Videos