
Për Hair Zeqirin, Zvicra arriti të gjente golin e fitores falë një vendosje të gabuar të mbrojtjes së Kamerunit.
“Kemi një rreshtim të gabuar të mbrojtjes së Kamerunit në golin e Zvicrës. Janë të hapur dhe jo të vendosur mirë gjë që çoi në ndërtimin e aksionit nga Zvicra. Dhe në kalimin e topit te Shaqiri, shohim lojtarë të vendosur pas dhe Embolon që është i lirë”, tha Zeqiri. (A2 Televizion)