
Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka postuar në profilin e saj zyrtar një fotografi vërtetë interesante, për të reklamuar veprimtarinë e forcave amerikane në bashkëpunim me aleatët e NATO-s.
Fotografia tregon disa ushtarë të regjimentit të 352-të, i specializuar në operacione speciale, që nga mjeti i tyre sodisin peizazhin mahnitës shqiptar.
Forcat amerikane kanë përfunduar një seri misionesh stërvitore në bashkëpunim me ato shqiptare, për të zhvilluar bashkëpunimin dhe gatishmërinë mbrojtëse dhe parandaluese. (A2 Televizion)