
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi edhe në botën e sportit. Të shumtë janë futbollistët e me COVID-19.
Rasti i parë në Serie A ishte ai i Ruganit, ndërsa tashmë te bardhezinjtë është konfirmuar me koronavirus edhe francezi Blaise Matuidi.
Që prej së mërkurës, më 11 mars, lojtari ishte vetëkarantinuar pasi shoku i tij i skuadrës rezultoi pozitiv. Mediat italiane shkruajnë se aktualisht Matudi nuk ka simptoma.
Pas lajmit nuk kanë munguar edhe mesazhet mbështetëse për francezin. “Gjithçka do të shkojë mirë”, shkruan shoku i tij i skuadrës në Instagram, Miralem Pjanic. (A2 Televizion)