Pas vendimit të Apelit, policia dështoi ta arrestonte, Llalla rezulton në TIMS jashtë vendit

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 13:11 | Aktualitet

Adriatik Llalla nuk mundi të vihej pas hekurave, edhe pse Apeli dha një dënim të formës së prerë. Policia zbatoi procedurën duke tentuar arrestimin në banesë, pavarësisht se kishte të dhëna nga sistemi TIMS që ish-kryeprokurori ishte larguar jashtë vendit. Pasi të përmbyllen kërkimet në vend, SPAK pritet të shpallë atë në kërkim ndërkombëtar. Procedurë kjo që mund të ishte shmangur nëse do ishin marrë masa shtrënguese pas vendimit të shkallës së parë. Gazetari Armand Bajrami sjell më shumë detaje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos