Pashka Ortodokse, nga Jeruzalemi shpërndahet flaka e shenjtë e ngjalljes

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 19:37 | Bota

Të krishterët ortodoksë festuan Pashkën në vendin më të shenjtë për ta, që mbetet Kisha e Varrit të Krishtit, në Jeruzalem.

Në praninë e mijëra besimtarëve nga i gjithë globi, pas dy vjetësh në pandemi, Patriarku i Jerusalemit, Theophilos III, doli nga Varri i Shenjtë duke mbajtur 33 qirinj në secilën dorë dhe ndezi qirinjtë me atë që cilësohet drita e shenjtë.

Me thirrjet “Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon”, kreu i ortodoksëve në atë rajon zhvilloi pastaj edhe ceremoninë e rastit të ngjalljes, ndërkohë që drita e marrë në mënyrë të mistershme nga Varri i Krishtit shpërndahet me avion në disa prej kishave kryesore të globit, që e shpërndajnë atë tek besimtarët, fiks në mesnatë me orën lokale, moment që lajmërohet edhe ngjallja e Jezu Krishtit nga varri pas tre ditësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos