Rusia, e sigurt: SHBA do të na akuzojë për një sulm të rremë kimik, bërthamor ose biologjik

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 18:41 | Bota
Rusia, e sigurt: SHBA do të na akuzojë për një sulm të

Ushtria ruse ka paralajmëruar këtë të shtunë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë skenarë të shumtë për të akuzuar Rusinë për sulme bërthamore, kimike dhe biologjike në Ukrainë, në një "skenar të rremë", sipas saj, për të denigruar trupat, për të rritur reagimin dhe për të bërë presion ndaj Moskës.

Siç shpjegohet nga gjenerali Igor Kirillov, kreu i divizionit të mbrojtjes nga rrezatimi kimik dhe biologjik të Forcave të Armatosura Ruse, Shtetet e Bashkuara parashikojnë të paktën tre skenarë. Skenari më i lehtë do të ishte një sulm i rremë rus me armë konvencionale, përpara se të kalonte në një skenar me ekzekutim të vogël ose të mesëm të sulmeve bërthamore, kimike ose biologjike. Në fund, në skenarin më të keq të mundshëm dhe “më të pamundur”, sipas zëdhënësit, do të ishte një akuzë për përdorimin e drejtpërdrejtë dhe në shkallë të gjerë të këtij lloji armatimi.

Këto sulme indirekte do të konsistonin në bombardime të rreme ruse kundër impianteve biologjike ose kimike në Kharkov dhe Kiev, ose kundër uzinës bërthamore të Zaporizhia, sipas shembujve më të spikatur të propozuar nga gjenerali, në deklaratat e publikuara nga agjencia TASS. Po kështu, Kirillov ka siguruar se autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e sulmit të një objekti të depozitimit të mbetjeve radioaktive në fabrikën e vjetër kimike Pridnestrovian, në qytetin Kamenskoye, rajoni Dnepropetrovsk.

Gjenerali shtoi se Shtetet e Bashkuara do t'i bëjnë presion Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike për të "shpikur prova" për përdorimin e armëve kimike nga Rusia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos