Pasojat e pandemisë, OKB paralajmëron për krizë të sëmundjeve mendore

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 16:08 | Bota
Pasojat e pandemisë, OKB paralajmëron për krizë të

OKB-ja paralajmëron për një krizë të sëmundjeve mendore, ndërsa miliona vetë në botë po jetojnë nën hijen e vdekjes, izolimit, varfërisë dhe ankthit të shkaktuar nga COVID-19.

“Izolimi, frika, pasiguria dhe problemet ekonomike kanë shtuar stresin psikologjik, numrin e personave me probleme mendore dhe vetëvrasjeve”, deklaroi Devora Kestel, i Departamentit të Sëmundjeve Mendore të OBSH-së.  

Ndërsa prezantoi një raport dhe udhëzime të OKB-së mbi Covid-19, Kestel tha se pritet rritje e rasteve dhe gravitetit të sëmundjeve mendore, dhe se qeveritë duhet ta shohin çështjen me shumë prioritet.

Sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, shëndeti  mendor dhe mirëqenia e shoqërive është prekur rëndë nga kriza dhe nevojitet veprim urgjent. 

https://a2news.com/2020/05/14/obsh-virusi-rrezikon-te-mos-largohet-me-zgjidhja-eshte-vaksina/

 “Sipas disa studimeve të kryera, në Kanada 47 përqind e punonjësve të shëndetësisë kanë kërkuar mbështetje psikologjike. Në Kinë, 50 përqind vuajnë nga depresioni, 45 përqind nga ankthi dhe 34 përqind nga pagjumësia”, shtoi Kestel.

Raporti përmend mes vendeve më vulnerabël ndaj këtij fenomeni, Kinën, Iranin dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa mes kategorive më të cenueshme janë punonjësit e shëndetësisë, fëmijët dhe të rinjtë e  izoluar nga shokët e shkolla.

 Edhe studime të tjera kanë treguar impaktin e krizës shëndetësore te shëndeti mendor. Psikologët thonë se fëmijët po përjetojnë ankth, dhe rritje të rasteve më depresion janë shënuar në shumë vende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos