Pasojat e tërmetit, 24 shkolla të dëmtuara rëndë në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Laç

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2019, 16:25 | Aktualitet
Pasojat e tërmetit, 24 shkolla të dëmtuara rëndë

Tërmeti i 26 nëntorit dhe lëkundjet e tjera që pasuan në ditët në vijim duket se kanë prekur edhe institucionet arsimore.

Burime jo zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije për A2 se në total në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Laç janë dëmtuar rëndë 24 shkolla, prej të cilave 8 në kryeqytet. Në total nga këto dëmtime preken 16 mijë nxënës.

Ndërkohë, ende nuk ka një vendim zyrtar për datën e fillimit të mësimit dhe mundësitë ku do të zhvendosen për mësim fëmijët e prekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos