Pasojat e tërmetit, OKB dërgon dy ekspertë në Shqipëri

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 15:53 | Aktualitet
Pasojat e tërmetit, OKB dërgon dy ekspertë në Shqipëri

Dy ekspertë të OKB që merren me vlerësimin e katastrofave dhe koordinimin e punës për kapërcimin e pasojave, janë dërguar në Shqipëri për t’i ardhur në ndihmë qeverisë, një ditë pas tërmetit.

Njoftimin e dha zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric në një konferencë për shtyp në selinë e OKB në Nju Jork. Zyra e OKB që merret me vlerësimin dhe koordinimin në raste katastrofash, ndihmon vendet në fazën e parë të krizave që shkaktohen nga tërmete, uragane, përmbytje apo gjendje të tjera kritike.

https://a2news.com/2019/11/28/sizmologu-britanik-termetet-ne-shqiperi-krete-dhe-bosnje-te-te-njejtit-varg/

Duke i përcjellë ngushëllimet e OKB familjarëve të viktimave, Dujarric tha se ishin të gatshëm t’i dërgonin ndihma të mëtejshme qeverisë shqiptare. Një ditë më parë ai pati siguruar se Organizata e Kombeve të Bashkuara është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendore në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos