PD, miratohet me unanimitet dorëzimi i mandateve

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2019, 17:45 | Politikë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar me unanimitet djegien e mandatit për deputetët e kësaj partie. Vendimi u përcoll nga duartrokitje të forta nga anëtarët.

Lideri i PD-së, Lulzim Basha, doli nga selia e Partisë Demokratike duke thënë se ”përmes këtij vendimi të paprecedent, ne synojmë të çojmë deri në fund vlerat evropiane”.

Dokumenti i dorëheqjes nga funksioni i deputetëve të PD

Basha shtoi se “ne do të hapim derën që na çon drejt Evropës. Ajo derë do të hapet vetëm me zgjedhje të drejta”, dhe ka ftuar të gjithë në protestën e ditës së nesërme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos