Peniani nuk ndal provokimet, “shi” raketash bien në det

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 08:34 | Bota
Peniani nuk ndal provokimet, “shi” raketash bien në det

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ndoqi nga afër stërvitjen më të fundit të ushtrisë së tij, e cila u mbyll me një “tregim force” përmes testimit të disa raketave të reja balistike më rreze të shkurtër veprimi.

Edhe ushtria e Koresë së Jugut e konfirmoi këtë stërvitje të fqinjit verior, duke e konsideruar si një thirrje për SHBA-në dhe Kinën për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve për dhënien fund të programit bërthamor.

Lideri i Penianit, Kim shoqërohej nga komandantët e ushtrisë gjatë manovrave dhe mësohet të jetë kënaqur me rezultatet e tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve, KCNA, qëllimi i këtyre testimeve ishte inspektimi i kapaciteteve ushtarake për kundërsulmin ndaj artilerisë me rreze të gjatë veprimi në front. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos