Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i është nënshtruar testit për Covid-19

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 08:20 | Bota
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i është nënshtruar testit

Shtëpia e Bardhë doli në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së hënës ku konfirmoi se presidenti Donald Trump nuk është testuar për Covid-19.

Lajmi u publikua në disa media, pasi dy ligjvënës me të cilët Trump ka patur takime së fundmi, janë futur në karantinë, pasi morën pjesë në një konferencë ku gjendej një person që rezultoi i prekur nga virusi.

“Presidenti nuk i nënshtruar testimit për Covid-19 sepse ai nuk pati kontakt të afërt me asnjë nga pacientët dhe nuk ka shfaqur asnjë simptomë. Donald Trump është në gjendje të shkëlqyer mjekësore dhe shëndeti i tij do të vijojë të monitorohet”, shkruhet në deklaratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos