Shumë prej personave, edhe të rritur, që pas pak ditësh do të shkelin në Gipsy Cove, do ta kenë eksperiencën e tyre të parë në atë plazh, edhe pse ai ndodhet pak qindra metra nga shtëpitë e tyre.
Por kjo është diçka normale për banorët e ishujve Falkland, territor britanik, por që gjeografikisht ndodhet përballë brigjeve të Argjentinës.
Bota mësoi të njihte ishujt pikërisht kur Argjentina e drejtuar në vitet ’80 nga ushtarakët tentoi të merrte ishujt që i quante Malvinas me forcë, duke ndezur një konflikt të shkurtër, por të ashpër me Londrën zyrtare.
Në 10 javë të vitit 1982 që mbajtën të ngulitur vëmendjen e opinionit publik botëror, Britania dërgoi aty forca të shumta ushtarake që arritën të shkatërrojnë pjesë të forcave detare argjentinase, duke detyruar Buenos Airesin të tërhiqen nga ishujt e pretenduar, pas 650 viktima në radhët e tyre, ndërkohë që britanikët humbën 255 efektivë.
Gipsy Cove, nga plazhet e fundit të çminuara në ishujt Falkland Falkland janë ishuj që i përkasin Britanis së Madhe, por pretendohen nga Argjentina Argjentina në 1982 tentoi të rimerrte ishujt Në 1982 Britania dërgoi aty forca të shumta ushtarake Konflikti mes dy vendeve pati 650 viktima në radhët e argjentinasve, ndërkohë që britanikët humbën 255 efektivë Ishujt Falkland mbanin më shumë se 24 mijë mina argjentinase Në vitin 2009 qeveria angleze i dha një kompanie private detyrën për çminimin përfundimtar Në vitin 2009 qeveria angleze i dha një kompanie private detyrën për çminimin përfundimtar Kryeqendra e Falkland, Stanley
Në tërheqje e sipër, argjentinasit minuan pjesë të madhe të ishujve, edhe afër kryeqendrës Stanley. Bëhet fjalë për rreth 24 mijë mina, që nga ai moment kanë kufizuar tej mase përditshmërinë e rreth 3400 banorëve.
Shumë prej tyre u çminuan nga forcat ushtarake në vitet në vijim, por një pjesë e tyre, veçanërisht në plazhet e shumta, përfaqësonin ende një makth. Në vitin 2009, qeveria angleze i dha një kompanie private detyrën për çminimin përfundimtar, që ka përfunduar ditët e shkuara pikërisht në Gipsy Cove.
Mina e fundit do të shpërthehet simbolikisht nga një banor i ishullit, dhe më pas banorët do të mund të shfrytëzojnë lirisht plazhin e ndaluar prej 40 vitesh, që do rreshti të jetë një fantazmë e një lufte të së kaluarës. (A2 Televizion)