“Marvel Comics” ka prezantuar për herë të parë superheroin Kapiten Amerika si homoseksual.
Personazhi i quajtur Aaron Fischer do të shfaqet në novelat e reja grafike të titulluara “The United States of Captain America”, që do të publikohen më 2 qershor.
Marvel postoi fotografi të personazhit të ri ditën e djeshme, duke theksuar se është hera e parë në 80 vite histori publikimi, që Kapiten Amerika është “gay”. (A2 Televizion)
Në filma, Kapiten Amerika është interpretuar nga aktori Chris Evans Chris Evans në rolin e Kapiten Amerikës