Për peshk me ariun

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 12:34 | Lifestyle

Dy burra të cilët po peshkonin buzë një përroi në Alaskë ishin aq të përqendruar në prenë e tyre sa nuk vunë re aspak se pas tyre po qëndronte një grabitqar i madh.

Fotoja e frikshme tregon burrat të cilët po qëndronin në territorin e një ariu, por që fatmirësisht edhe vetë ishte i interesuar për peshk.

Kjo foto u shkrep nga fotografi i jetës së egër Robert Hawthorne, i cili tha: “Pasi i thashë të bënin kujdes se pas kurrizit të tyre kishin një ari, u trembën shumë. Por, ariu nuk e kishte mendjen te ata, por po gjuante për peshk edhe vetë. Pasi kontrolloi që ata nuk kishin peshq, vazhdoi të ecte përgjatë përroit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos