Ata gjuajnë me harqe dhe shigjeta, peshkojnë piranja dhe mbledhin bimë të egra, ndërsa disa shikojnë telenovela ose lundrojnë në internet në telefonat brenda kasolleve të tyre.
Jeta e përditshme e fiseve që jetojnë në fshatrat e largët në xhunglën e Amazonës në Brazil është e ndërthurur mes traditës dhe modernes. Fisi Tembe jeton në verilindje të Brazilit, në një zonë e cila është shkatërruar nga shpyllëzimi dhe zjarret.
Kjo është edhe arsyeja që këta persona kanë rënë në kontakt me teknologjinë e ditëve të sotme. Një organizatë joqeveritare i ofroi banorëve të këtij fisi drone dhe “smartphone” për të dokumentuar prerjen e pyjeve.
Në anën tjetër, ata i ruajnë traditat, duke i mësuar trashëgimtarëve të tyre të mbjellin pemë për të ruajtur pyjet tropikale. (A2 Televizion)