Përfundojnë punimet në Tiranë-Durrës, ARRSH: Qarkullimi me dy korsi

Nga A2 CNN
27 Janar 2019, 18:00 | Aktualitet
Përfundojnë punimet në Tiranë-Durrës, ARRSH: Qarkullimi

Autoriteti Rrugor ka njoftuar mbrëmjen e së dielës se kanë përfunduar punimet në autostradën Tiranë-Durrës dhe tashmë është rikthyer normaliteti në qarkullim.

“Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradë për shmangien e përmbytjeve në këtë segment”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

ARRSH njofton se rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos