Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Asgjë e re nga opozita e bashkuar

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 22:58 | Politikë
Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Asgjë e re nga

Pas disa orë diskutimesh, mbledhja e Këshillit Politik ka përfunduar pa konsensus.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë këshill, Damian Gjiknuri, tha se asgjë e re nuk u shënua në mbledhjen që zgjati deri në orën 22:50.

“Pas shumë orësh diskutimesh, nuk pati asgjë të re nga opozita e bashkuar. Ata kanë qëllim që të bllokojnë ndryshimet kushtetuese. Oferta e tyre nuk përfaqëson kompromis, duan të sabotojnë këtë proces që ka nisur”, tha Gjiknuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos