
Me dhjetra banesa në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës janë gjendur nën ujë, pas përmbytjeve të së martës.
Banorët kanë nisur të pastrojnë ambientet përreth banesave të tyre, të cilat janë përmbytur për shkak të daljes nga shtrati të lumit Zezë.
Vërshimi i lumit ka sjellë inerte të shumta, ndërsa përveç banesave janë përmbytur edhe tokat buqësore.
Banorët kërkojnë ndihmën e shtetit për ta përballuar këtë situatë të rënduar, që përsëritet pothuajse çdo vit. (A2 Televizion)