Përpiqet të marrë një shalqi në avion, fotografia bëhet virale

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 17:43 | Lifestyle

Një episod i pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Brindisit, ku një pasagjer që po kalonte kontrollet e sigurisë, tentoi të merrte me vete në bord një shalqi të tërë. Ai e kishte vendosur atë në kontejnerë të destinuar përgjithësisht për çanta shpine, kompjuterë dhe karroca.

Një gjest që është komentuar nga presidenti i aeroportit të Pulias Antonio Vasile. Duke publikuar foton, e cila u bë menjëherë virale ai u shpreh: “E kuptoj që dëshiron të sjellësh pak nga Pulia në shtëpi kur të kthehesh nga pushimet, por a nuk po e teprojmë?”, ka shkruar ai në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos