Përplasen 3 automjete në Thumanë, të plagosurit dërgohen drejt Tiranës

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 20:57 | Kronikë
Përplasen 3 automjete në Thumanë, të plagosurit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, ku janë përfshirë 3 automjete.

Si pasojë e aksidentin të ndodhur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Adriatikut " kanë marrë dëmtime 3 persona të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos