Ekzekutohet me armë zjarri brenda makinës, një i ri në Vlorë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 08:34 | Kronikë
Ekzekutohet me armë zjarri brenda makinës, një i ri në

Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij në aksin rrugor Vlorë-Babicë. Sikurse njofton policia, i riu ende i paidentifikuar dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Mësohet se bëhet fjalë për një ekzekutim.

“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/21/detaje-nga-ekzekutimi-i-te-riut-ne-vlore-tre-plumba-ne-koke-makina-ne-pronesi-te-nje-gruaje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos