Në kërkim ndërkombëtar, i riu kapet në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 11:22 | Kronikë
Në kërkim ndërkombëtar, i riu kapet në Portin e

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Sikurse njofton policia e Durrësit është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë së Veriut, një 32-vjeçar, i dënuar për veprën penale "Organizim i paligjshëm i emigracionit".

“Në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Port, Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe DVP Durrës, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale "Organizim i paligjshëm i emigracionit".

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos