Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një vajze të mitur 8 vjeçare ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ndërsa të plagosur kanë mbetur dhe 5 persona të tjerë. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, pranë fshatit Bishqem, ku njëri prej mjeteve ishte me targa të Gostivarit. (A2 Televizion)
Përplasen dy automjete në Elbasan, humb jetën vajza 8 vjeçare
