“Përveç Rusisë, problem tjetër i madh për NATO-n është Kina me rrjetin e saj 5G”

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 20:24 | Bota
“Përveç Rusisë, problem tjetër i madh për

Leonard Demi, ish-ambasador i Shqipërisë në NATO, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se përveç Rusisë që u konsiderua sot si “kërcënimi më i madh” i aleancës në samitin e Madridit, “problem tjetër i madh është Kina”.

https://a2news.com/2022/06/29/miratohet-doktrina-e-re-e-sigurise-nato-rusia-kercenimi-kryesor-kina-sfidon-vlerat-tona/

“Konflikti në Ukrainë tregoi se sot po sfidohet rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla. Ne po kthehemi në një epokë ku i fuqishmi pushton shtete më të vogla, sa herë që u vjen për shtat. E dyta, sistemet demokratike ndodhen nën një trysni të madhe nga sistemet autoritare dhe populiste. Në konceptin e ri strategjik, Rusia quhet kërcënimi më i madh me të cilin përballet sot aleanca. Në konceptin e hershëm të Lisbonës, në vitin 2010, Rusia konsiderohej si partner. Problem tjetër i madh është Kina. NATO nuk e quan Kinën si kundërshtar, por duke marrë parasysh zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kinës, rritjen e saj në kapacitetet ushtarake dhe bërthamore, si dhe faktin që me anë të rrjetit 5G po përpiqet të kontrollojë të gjithë hapësirën e aleancës”, deklaroi Demi.

“Kina nuk është shtet demokrat, shtyp të drejtat e njeriut të popullit të saj dhe prandaj, gjithë ky zhvillim i saj, do të ketë ndikim dhe te NATO. Prandaj dhe sot kanë qenë të ftuar aleatët e NATO-s në Azi dhe Paqësor”, shtoi Demi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos