Pezullohen tre punonjës policie në Korçë, i fundosën përgjimet

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 14:34 | Kronikë
Pezullohen tre punonjës policie në Korçë, i fundosën

Pezullohen 3 punonjës policie në Korçë. Burime bëjnë me dije se me vendim gjykate janë pezulluar 2 policë dhe një oficer, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.

Sipas informacioneve mësohet se tre punonjësit kanë tjetërsuar procesverbalet lidhur me një aksident të ndodhur.

Hetimi ka zgjatur rreth 2 muaj, ndërsa priten informacionet zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të cilët kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës së Korçës.

Hetimi është bërë me përgjime telefonash dhe përgjime ambientale, ndërsa nuk jepen më tepër detaje për shkak të hetimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos