E rëndë në Tiranë, 33-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë nga bashkëshorti

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 12:03 | Kronikë
E rëndë në Tiranë, 33-vjeçarja gjendet e pajetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 33-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj nga bashkëshorti.

Menjëherë, sapo morën njoftimin, policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes, ku konstatuan se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrore.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Tiranës

A2 CNN Livestream

Latest Videos