
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së martës në Librazhd.
Dy persona janë konflikuar me njëri-tjetrin dhe në gjaknxehtësi e sipër, Albi Biçaku ka qëlluar në ajër. Plumbi ka bërë rikoshet duke plagosur Shpëtim Skurën, i cili ndodhet jashtë rrezikut.
Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit. (A2 Televizion)