
Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi ka plagosur me thikë një person.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur brenda në një banesë në rrugën “Myslym Keta”. Shtetasi S.A. ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç, i cili ka qenë duke kryer punime në banesën e autorit.
I plagosuri aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor. (A2 Televizion)