
Një turist zviceran që po udhëtonte drejt Burrelit është aksidentuar këtë të premte në vendin e quajtur Bushkash. Burime nga policia e Matit bëjnë të ditur se turisti po udhëtonte motor kur është rrëzuar në rrugën nacionale Skuraj - Burrel.
Ai është transportuar me urgjencën në spitalin e Burrelit nga mjeti autoambulancë i thirrur nga kalimtarë të rastit.
Burime nga bluzat e bardha në spitalin e Burrelit thanë se gjendja e turistit është e rëndë pasi dyshohet se ka dëmtuar shtyllën kurrizore. I dëmtuari pritet të transportohet për në Spitalin e Traumës në Tiranë. (A2 Televizion)