“Jemi shumë përpara, por po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi janë mbyllur qendrat e votimit”.
Ky ishte postimi në Twitter i Donald Trump, menjëherë pas deklaratës së Joe Biden se ai është në drejtimin e duhur, por duhet të pritet akoma për rezultatin final.
Por postimi i Trump në Twitter u fsheh vetëm pak minuta pas publikimit, ndërsa rrjeti social e komentoi veprimin se postimi mund të ketë informacione të pa vërteta. “Një pjesë ose i gjithë teksti i ndarë është i kundërshtueshëm dhe mund të japë informacion të gabuar rreth zgjedhjeve”.
Ndërkohë, në Facebook, komenti i Donald Trump nuk u fsheh. (A2 Televizion)
