Vriten 4 persona me armë zjarri në Las Vegas

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 04:49 | Bota

Katër persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur mëngjesin e së martës në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia ka marrë një telefonatë rreth orës 11:00 të paradites së të martës për të shtëna me armë zjarri në Henderson, rreth 24 kilometra nga Las Vegas.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti dy persona të plagosur, ndërsa të dyshuarit dyshohet të ishin në një makinë të parkuar pranë vendit të ngjarjes, tha Henderson Jason Kuzik, një zyrtar i policisë.

Më pas, forcat e policisë u munduan të komunikonin me personat e dyshuar, por u ndeshëm me të shtëna armësh. Kuzik tha se si pasojë e të shtënave mbetën të vdekur 4 persona, mes të cilëve edhe një i dyshuar si autor. Detajet mbi këtë ngjarje të rëndë janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos