Polici, spraj piperi protestuesit në karrige me rrota

Nga A2 CNN
3 Mars 2019, 18:44 | Bota

Pamje shokuese janë shpërndarë nga protesta e ditës së shtunë në Toulouse të Francës, ku u mbajtën protesta për të 16-ën fundjavë radhazi.

Një video është bërë virale në internet, ku një protestues në karrige me rrota është qëlluar me spraj me piper nga një prej policëve.

https://www.youtube.com/watch?v=bteaLIyr2W0

Dëshmitarët kanë thënë se policët i kishin marrë syzet personit me aftësi të kufizuara dhe ai po i lutej policit t’ia kthente, por mori reagimin e papritur.

Ai i afrohet policit, i cili reagon duke i lëshuar spaj në fytyrë. Një foto është shpërndarë më vonë, ku protestuesi me aftësi të kufizuara shihet me sytë e kuq pas sulmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos