Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, dhe ai i krimeve të rënda, Tonin Vocaj, kanë inspektuar para fillimit të protestës pozicionimin e forcave të policisë të cilat tashmë kanë rrethuar Kryeministrinë.
Perimetri i godinës është rrethuar nga efektivët e rendit dhe forcave shqiponja, ndërsa forcat speciale RENEA janë pozicionuar në të gjitha pikat e larta përballë, me snajperë të vendosur në tarracën e Kryeministrisë.
Gjithashtu ka edhe forca operacionale që ndodhen në terren për të bërë të mundur identifikimin e personave me precedentë kriminalë që - siç edhe njoftoi një ditë më parë policia – mund të jenë të pranishëm mes protestuesve. Efektivët janë pajisur me maska kundërgaz
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë ndodhen te Sheshi Nënë Tereza, por edhe përgjatë rrugës që të çon te Sheshi “Wilson”, ku ka edhe mjete të rënda të specializuara për shpërndarjen e turmave. (A2 Televizion)